MENU
klinika

Pas gjobës nga UEFA, rrezikohet edhe heqja e pikëve

Epoka Abramoviç lë Çelsin me pasoja!

10.08.2023 - 13:27

Premier Liga po heton Çelsin për shkelje të mundshme të rregullave financiare gjatë pronësisë së klubit nga Roman Abramoviç. Pronarët e rinj të Çelsit raportuan klubin e tyre në UEFA dhe Premier Ligë pas blerjes së aksioneve të tyre verën e kaluar. Aktualisht, Çelsi nuk është akuzuar për asgjë nga Premier Liga.

Por nëse ndaj tyre ngrihen akuza dhe nëse ata shpallen fajtorë për shkelje të rregullave, sanksionet mund të përfshijnë një gjobë ose një zbritje pikësh. Më 28 korrik, UEFA njoftoi se kishte gjobitur Çelsin me 10 milionë euro (8.6 milionë paund) për “dorëzimin e informacionit financiar jo të plotë” mes viteve 2012 dhe 2019. Pasi u kontaktua nga “Sky Sports News”, Çelsi zgjodhi që të mos komentonte. Abramoviç e bleu klubin në vitin 2003 për 140 milionë paund, me Çelsin që kishte fituar vetëm një titull kampion në vitin 1955, Kupën e Kupave 1971 dhe tre Kupa FA midis 1970 dhe 2000.

Por investimi i miliarderit rus rezultoi në pesë tituj Premier Lige, pesë Kupa FA, tre Kupa të Ligës, dy Liga të Kampioneve, dy Liga Europe, dy Superkupa Anglie dhe një Superkupë Europe. Trofeu i fundit që blutë e Londrës fituan nën drejtimin e Abramoviçit ishte Kupa e Botës për Klube në shkurt 2022, e cila erdhi vetëm një muaj para se rus të shiste klubin pas vendosjes së sanksioneve nga qeveria britanike për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Investitori Tod Bohli mori drejtimin e klubit në verën e vitit 2022, me Çelsin që përfundoi i 12-ti në renditjen e Premier Ligës në sezonin e parë të amerikanit në krye.