MENU
klinika

"Do të ketë sanksione"

Escobar: Korrupsioni një problem i madh në rajon

27.08.2023 - 11:16

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e sheh korrupsionin në si një problem të madh për rajonin.

Pas një takimi në Shkup me zyrtarët e vendit, Escobar tha për mediet se korrupsioni është një problem i madh në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai bëri me dije se administrata e presidentit të SHBA, Joe Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionet.

Përsa i përket sanksioneve, diplomati paralajmëroi se do të ketë, por pa dhënë detaje të mëtejshme

“Korrupsioni është një problem i madh në të gjithë rajonin. Jam i lumtur të shoh se gjatë procesit të anëtarësimit fokusi është në sundimin e ligjit si kusht për anëtarësim në BE

Administrata e Presidentit Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit. Nuk mund të flas për sanksionet, por të jeni të sigurt se do të ketë”, deklaroi Escobar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Escobar: Ne kemi shumë mënyra për t’iu përgjigjur atyre

“Ndarja e informacionit me qeverinë malazeze nga NATO…”

I dërguari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor

DW: Kush është diplomati me emrin Escobar