MENU
klinika

"Nuk jam këtu për tortura"

Escobar në Shkup: Duam t’ju shohim në BE

25.08.2023 - 17:51

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar ditën e sotme në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevskin se Maqedonia është pjesë e organizatave trans-atlantike dhe dëshiron që t’i shohë ata edhe si anëtare e BE-së.

“E respektoj Maqedoninë e Veriut, pasi si aleat i SHBA-ve, organizoj takimin mes Kosovës dhe Serbisë. Pa Maqedoninë ne nuk mund të mbajmë gjallë dialogun mes shteteve të Ballkanit. Në sfidat tona ne kemi një dorë nga Maqedonia dhe presim që Maqedonia të ketë një shok tek SHBA-të. Ne jemi të lumtur që keni nisur rrugëtimin tuaj në Kuvend dhe shpresojmë se atje do të gjendet zëri i arsyes për të pranuar një ndryshim të gjendjes suaj si shtet. Ju si shtet keni pjesë në organizata trans-atlantike”, tha Escobar.

Escobar gjithashtu tha se ata duan ta shohin Maqedoninë si një shtet besnik brenda BE-së.

“Ne duam të shohim një shtet mik si Maqedonia në BE dhe për këtë është e nevojshme edhe për BE-në që të ketë brenda vetes një shtet besnik si shteti juaj”, tha Escobar.

Në pyetje të gazetarëve se si e komentoni nisjen e proçesit të ndryshimeve kushtetuese, Escobar tha se është mirë që ka nisur debati por i njëjti duhet të vazhdojë dhe epilogu të jetë me ndryshime kushtetuese.

Ai u pyet edhe për takimin me Mickoskin, i cili u shpreh: “Dua të them se nuk jam këtu për të torturuar asnjërin. Me të do të takohem se SHBA-të janë me ata që janë të drejtuar kah rruga për integrim në BE dhe me ata që luftojnë korrupsionin për të mirën e shtetit” tha Escobar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Fati i saj në përpjekjet për integrim është i lidhur me…"

‘Ngecja’ e anëtarësimit në BE/ ‘VOA’: Shqipëria është tani viktimë e rastit

Kurti: Së shpejti dialogu Prishtinë-Beograd

“Dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës”

Negociatat vinë bashkë me projektin ekonomik

“Do t’i përshpejtojmë proceset integruese për Ballkanin”