MENU
klinika

Pjesa më e madhe nga interesat

Fitime rekord për bankat, 15 mld lekë në 6 muaj

13.08.2023 - 17:34

Bankat në vend fituan 14.7 miliardë lekë, me kursin aktual të këmbimit rreth 142 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se krahasuar me një vit më parë, të ardhurat neto të 11 bankave tregtare në vend janë zgjeruar me 126 për qind.

“Bankat në Shqipëri e kanë shumë të lehtë që të fitojnë para dhe kostoja që rëndon për shërbimet bankare dhe nevojën për të marrë kredi, kjo si për bizneset dhe për qytetarët. Kostot e kredive janë jashtëzakonisht shumë të larta duke bërë që bankat ta kapitalizojnë atë si fitim”, u shpreh eksperti Pano Soko.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se kanë qenë pikërisht kreditë e dhëna burimi kryesor nga i cili bankat kanë gjeneruar para. Të ardhurat nga interesat në harkun e muajve janar-qershor rezultojnë në 39.5 miliardë lekë nga 28.7 miliardë në po të njëjtën periudhë kohore të nj֝ viti më parë duke u zgjeruar kështu me 36.7 për qind.
“Duhet bërë një analizë. Si ka mundësi që bankat fitojnë kaq shumë në një kohë kredia ulet, ekonomia nuk po kreditohet me të njëjtat ritme. Duhet gjithashtu të revizionohet pjesëmarrja te bonot e thesarit”, shtoi Soko.
Veç të ardhurave të kënaqshme, bankat në vend përfitojnë edhe nga niveli ulët i huave të papaguara në kohë. të dhënat tregojnë se kreditë e këqija në fund të qershorit ranë në 5.2 për qind të totalit nga 5.23 për qind në maj.

BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria