MENU
klinika

Mos i bëni më!

Gabimet që duhet të shmangësh kur hyn apo del nga hoteli

11.08.2023 - 12:30

Logjistika e udhëtimit, në përgjithësi, mund të jetë një burim i madh stresi gjatë pushimeve. Oraret, biletat, aeroportet, tranzitet bëjnë që të shpërqëndrohesh mjaftueshëm për të gabuar më pas.

Kur vjen puna për të qëndruar në një hotel, ka disa rregulla që duhen ndjekur dhe që do t’i bëjnë udhëtimet tuaja edhe më të këndshme.

Sam Shank, bashkëthemelues dhe CEO i aplikacionit më të vlerësuar të rezervimeve HotelTonight tregon gabimet më të mëdha që njerëzit bëjnë gjatë një check in apo check out.

1. Nuk pyesni për gjithë tarifat e resortit
Gjëja e fundit që dëshironi kur jeni me pushime është të bini viktimë e tarifave të fshehura. Por ndonjëherë, kostot shtesë të integruara, si tarifat e resortit, janë të pashmangshme. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të paralajmëroheni për këto tarifa, në mënyrë që keni parasysh.

2. Të mos kërkosh një dhomë specifike nëse e ke gjumin të lehtë
Gjithmonë jini të vetëdijshëm për preferencat tuaja të gjumit kur udhëtoni. Kjo është, në fund të fundit, koha juaj për t’u rikuperuar dhe çlodhur. Nëse zakonet tuaja të gjumit diktojnë llojin e dhomës në të cilën do të jeni më të lumtur, flisni. ‘Unë e kam gjumin të lehtë, kështu që gjithmonë kërkoj një dhomë larg ashensorit, në një kat të lartë dhe përballë rrugës ose oborrit më pak të ngarkuar,’ tha Shank.

3. Harroni të bëni një pastrim përfundimtar të dhomës suaj
A ndaleni ndonjëherë përpara se të dilni nga shtëpia dhe të pëshpëritni: ‘Portofol, telefon, çelësa?’ I njëjti parim ‘portofol, telefon, çelësa’ zbatohet kur jeni duke dalë nga dhoma e hotelit. Kaloni nëpër një listë kontrolli dhe bëni një shëtitje nëpër dhomën tuaj përpara se të largoheni. Shikoni nëpër priza për karikues.

4. Nuk jepni informacionin tuaj të kontaktit në check-in
Një numër telefoni apo email duhet për çdo rast. Përndryshe ku t`ju gjejë hoteli në rast të një emergjence?

5. Të mos i lësh bakshish stafit të pastrimit
Ne instinktivisht japim bakshish për kamerierët, banakierët, parukierët dhe shoferët. Pse të moë lësh edhe për punonjëset e pastrimit? Nëse keni harruar të jepni bakshish çdo ditë për mirëmbajtjen e dhomës, lëreni në fund.

6. Të shqetësohesh për radhën pas vetes në recepsion e të mos shikosh me vëmendje faturën
S`ka rëndësi sa njerëz ka pas teje për check out apo check in. Merr kohën tënde të lexosh çdo gjë që të kanë faturuar. Nuk do doje kurrsesi të ktheheshe edhe njëherë.

7. Harrimi për të parë një faturë të detajuar pas daljes
Edhe nëse nuk pate mundësi ka shikoje tek recepsioni, sigurohu ta lexosh sapo të mundesh. Edhe nëse ta sjellin me email, hidhja edhe një sy.

8. Nuk negocion për më mirë
Ditën që mbërrin hoteli mund të ketë mundësi më të mira, dhoma të lira më interesante për të të ofruar. Gjithçka që duhet të bësh është të kërkosh dhe të negociosh.

9. Të paguash shumë më shumë nga çmimi fillestar, për një dhomë më të mirë
Ok, negocio pra. Mos paguaj kurrë më shumë se 10% më tepër nga çmimi fillestar për të cilin ke rënë dakord.