MENU
klinika

Mediat gjermane “tërbojnë” Beogradin

Gazetat serbe: Po kërkojnë politikë më të ashpër ndaj nesh

17.08.2023 - 09:57

Tre media gjermane shkruan pothuajse njëkohësisht, në një mënyrë të ngjashme, për situatën në Ballkanin Perëndimor, për strategjinë e dështuar të SHBA-së dhe BE-së dhe “dominimin e Serbisë që duhet thyer”. Por Beogradi, duket se nuk e ka pritur aspak mirë, siç duket edhe në artikullin e gazetës serbge “Blic”. Sipas mendimit të diplomatëve dhe bashkëbiseduesve të “Blic”, kjo tregon se disa qendra të pushtetit në Perëndim po përpiqen të ndryshojnë kursin e tyre drejt rajonit dhe të zbatojnë një politikë më të ashpër. Ndaj shkrimeve të këtyre mediave ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili ka thënë se i është sinqerisht mirënjohës “CNN” dhe “Frankfurter Algemeine Zeitung”, për faktin se e “promovojnë pothuajse çdo ditë”. Diplomati Srecko Gjukiç, tha për “Blic” se është një fenomen simptomatik që disa media gjermane dhe amerikane po merren gjithnjë e më shumë me situatën në Ballkanin Perëndimor. “Padyshim që ka pakënaqësi me politikën ndaj gjithë rajonit, por edhe ndaj Serbisë”, tha Gjukiç, pasi politika e butë e SHBA-së dhe BE-së ndaj Beogradit dhe Ballkanit Perëndimor qartësisht nuk ka dhënë fryte. “Shkasë për këtë ishin ngjarjet e fundit në Kosovë, me të cilat përfundoi plotësisht Marrëveshja e dytë e Brukselit dhe marrëveshja në Ohër, e cila është gjithashtu një marrëveshje juridikisht obligative dhe tani askush nuk e përmend atë”, tha Gjukiç. Ai shtoi se ndërkombëtarët tani po përpiqen të rifillojnë marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe të kthehet në gjendjen pas Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij, mund të ndalen investimet, operacionet kreditore dhe flukset financiare në Ballkanin Perëndimor, që do ta dëmtonin Serbinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Besniku i Putin po ndez luftën në Ballkan"

Mediat gjermane “masakrojnë” Vuçiç


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin