MENU
klinika

Marrëveshja që “zbuti” Teheranin

Gjithçka për para, marrin fund tensionet SHBA-Iran

13.08.2023 - 09:30

Pas shumë vitesh tensione midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, duket se ka ardhur një zhvillim pozitiv. Irani ka konfirmuar lirimin e të burgosurve amerikanë të mbajtur në burgun Evin të Teheranit, si pjesë e një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve me Shtetet e Bashkuara, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Irna. “Sipas kësaj marrëveshjeje, pesë të burgosur iranianë në Shtetet e Bashkuara dhe pesë të burgosur amerikanë në Iran do të shkëmbehen”, njoftoi agjencia e lajmeve Irna, duke cituar një burim të informuar. Pesë amerikanë të mbajtur në Iran janë zhvendosur nga burgu në arrest shtëpiak, thanë familjet dhe Uashingtoni të enjten, hapi i parë në një marrëveshje të brishtë që mund të “shkrijë” miliarda dollarë për Teheranin. Përparimi në lirimin e atyre të burgosurve, njëri prej të cilëve është mbajtur për gati tetë vjet, vjen pas negociatave të qeta dhe intensive midis Uashingtonit dhe Teheranit, të cilët kanë qenë në armiqësi për dekada. Ai nuk tha se cilët të burgosur iranianë ishin të përfshirë, por në gusht 2022 Irani raportoi ndalimin e “dhjetëra” shtetasve iranianë në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Reza Sarhangpour dhe Kambiz Attar Kashani , të akuzuar për “shkelje të sanksioneve amerikane” të vendosura ndaj Teheranit. Hapi tjetër në marrëveshje, tha një burim i afërt me negociatat mund të jetë transferimi i 6 miliardë fondeve iraniane të ngrira në Korenë e Jugut në një llogari të veçantë në Katar. Irani mund ta përdorë atë për të blerë ushqime dhe ilaçe. Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur dy vendet nuk po arrijnë të bien dakord për kthimin në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, nga e cila u tërhoq ish-presidenti Donald Trump.