Tre drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur me 1 milion lekë të vjetra, pasi rrezikuan jetën e plazhistëve duke futur mjetet lundruese brenda perimetrit të sigurisë, në Potam dhe në Borsh.
Sipas njoftimit të unformave blu mësohet se gjithashtu janë bllokuar 3 mjetet lundruese (1 anije turistike dhe 2 skafe).
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.
Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.
Njoftimi i Policisë: Policia Kufitare Vlorë
Rrezikuan jetën e plazhistëve duke futur mjetet lundruese brenda perimetrit të sigurisë, në Potam dhe në Borsh, ndëshkohen me masën administrative 100 000 lekë të rinj, secili nga drejtuesit e 3 mjeteve lundruese.
Bllokohen 3 mjetet lundruese (1 anije turistike dhe 2 skafe).
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë monitorimit të hapësirës ujore të qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e sigurisë së plazhistëve, kanë konstatuar 3 mjete lundruese që kishin shkelur perimetrin e sigurisë dhe rrezikonin jetën e plazhistëve.
-Në Potam, Himarë, është konstatuar një mjet lundrues skaf që po lundronte jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar mjetin lundrues skaf dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, me masën administrative 100 000 lekë të rinj.
-Në Borsh, është konstatuar një anije turistike që ishte bregëzuar në vendin e quajtur “Krorëz”, jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese.
– Po në Borsh, është konstatuar një mjet lundrues skaf që po lundronte jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Borsh kanë bllokuar 2 mjetet lundruese dhe kanë ndëshkuar secilin nga drejtuesit, me masën administrative 100 000 lekë të rinj.
2 mjetet lundruese që kanë shkelur perimetrin e sigurisë në Borsh, janë shfaqur edhe në disa video të postuara në rrjetet sociale.