MENU
klinika

Punëtorët shqiptarë flasin për BBC

Greqia në “luftë” me flakët, ka edhe viktima

23.08.2023 - 09:59

Prej 4 ditësh Greqia është në luftë me zjarret, ku gjatë ditës së djeshme u raportua për 18 trupa të pajetë, të cilët u gjetën në zona pyjore të Greqisë veriore.

Sipas raportimeve dyshohet se personat që kanë humbur jetën janë emigrantë.

Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret. Ndërkohë një spital në qytetin e Aleksandoupolis u desh të evakuohej.

Në perëndim të Athinës, disa magazina u përfshinë nga flakët në një zonë industriale në Aspropyrgos dhe afër autostradës Attica, qielli u errësua nga tymi.

Dy punëtorë shqiptarë i thanë BBC-së se nëse helikopterët do të kishin mbërritur në kohë do të kishin mundur të shuanin zjarrin.

Rreth mesditës së martës një zjarr i dytë i madh ka rënë në krahun e kundërt të autostradës në fshatin Fyli. Gjysmë ore më vonë banorët morën një mesazh në celular nga numri i urgjencës 112, ku njoftohen për evakuim të zonës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Urdhërohet evakuimi i disa fshatrave

Përkeqësohet situata nga zjarret në Greqi