MENU
klinika

Qetësohet situata nga zjarret

Greqia ofron pushime falas për turistët në Rodos

02.08.2023 - 09:28

Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale të Rodosit , do të ofrojë një javë pushime falas për ata turistë që u detyruan të largoheshin më herët nga ishulli për shkak të zjarreve, raporton CNNgreece.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin.

I pyetur për situatën aktuale në Greqi , Kyriakos Mitsotakis tha se nuk ka fronte aktive për momentin, ndërsa theksoi se nga zjarri në Rodos nuk ka humbur jetë dhe 20 mijë persona janë evakuuar të sigurt.