MENU
klinika

Pas raportimeve për vdekjen e Prigozhin/ “Bëhuni gati, ne po vijmë”

Grupi ‘Wagner’ publikon videon kërcënuese për Moskën

24.08.2023 - 10:44

Mercenarët e Wagner kanë kërcënuar se do të marshojnë drejt Moskës, pas rrëzimit të avionit të mërkurën në mbrëmje (23 gusht), brenda të cilit udhëtonte dhe shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili është raportuar i vdekur.

Disa burrat të maskuar, që pretendojnë se janë pjesë e Grupit Wagner, kanë publikuar një video në rrejtet sociale ku janë zotuar për hakmarrjen e vdekjes së liderit të tyre, dhe ndëshkimin e autorëve.

“Më mirë të jetë gjallë…bëhuni gati, ne po vijmë”, thuhet ne videomesazhin e tyre, raporton Daily Mail.

Yevgeny Prigozhin ishte në listën e shtatë pasagjerëve të avionit privat, ndërsa tre personat e tjerë në bord ishin anëtarë të ekuipazhit. Shkaku i rrëzimit të avionit është i paqartë, ndërsa dyshohet se në bord mund të ketë qenë një bombë e maskuar.

Prigozhin, i njohur më parë si “kuzhinieri i Putinit” dhe me lidhje të gjata me diktatorin e Kremlinit, besohet të ketë qenë në një ‘listë të vrasjeve’ pasi kryengritja e tij dështoi dhe ai u internua në Bjellorusi.