MENU
klinika

Fillon Premier League

Haaland ‘përbindësh’ që në start, City i shënon tre herë debutuesve të Burnley!

12.08.2023 - 10:07

Premier League e futbollit në Angli filloi sezonin e ri. Kampionët në fuqi të Manchester City-t fituan në udhëtim 0-3 kundër Burnley, me Erling Haaland që tregoi se është një “përbindësh” që në fillimin e sezonit. Debutuesit e Burnley nuk mundën të reagonin përballë makinerisë së Guardiolës, me legjendën e City dhe trajnerin e vendasve, Vincent Kompany që u dorëzua kundër ish-ekipit të tij.

Dueli u zhbllokua vetëm pas katër minutave lojë, me norvegjezin Haaland që shënoi pas asistit të Rodrit. Shfaqja nuk do përfundonte këtu, pasi Haaland në të 36 minutë shënoi edhe golin e dytë, duke i dërguar të tijtë në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dyfishtë.

Pjesa e dytë pa Pep Guardiolën të ndëshkuar me karton të verdhë në stol, pas protestave. Në të 75 minutë ishte Rodri që shënoi për 0-3 duke vulosur takimin. Në fund, kampionët aktualë të Premier League fituan me tre gola në ndeshjen hapëse të sezonit, duke treguar se do jenë pretendentë për të mbajtur fronin.