MENU
klinika

"Burrë i madh, prehu në paqe"

Igli Tare nderon figurën e trajnerit që e promovoi

20.08.2023 - 11:41

Ditën e djeshme, futbolli italian humbi një figurë të rëndësishme që ka shkruar histori. Ish-trajneri legjendar, Karlo Macone ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas vetëm kujtimet si njeriu që promovoi figura të mëdha në Itali, mes tyre Totin dhe Igli Taren

Vetë ish-futbollisti i Kombëtares, Tare e ka nderuar figurën e Macones duke e konsideruar një burrë të madh, të cilin shton se do ta kujtojë gjithmonë të qeshur dhe duke festuar.

“Lamtumirë burrë i madh. Do të doja të të kujtoja gjithmonë kështu. Prehu në paqe”, shkruan Tare. Macone bëri të mundur transferimin e ish-lojtarit të kombëtares, Igli Tare në Itali tek skuadra e Breshias në vitin 2001, duke i dhuruar debutimin në ndeshjen kundër Milanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN