13.08.2023 - 17:27
Duket se Interi e ka gjetur më në fund zgjidhjen për sulmin, duke gjetur kështu zëvendësuesin e Romelu Lukakut.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, zikaltrit janë shumë pranë akordit me ish-sulmuesin Marko Arnautoviç.
Austriaku u ka kërkuar menjëherë Bolonjës që të shitet në Milano për t’u bashkuar me skuadrën ku më parë fitoi dhe “Tripletën” e famshme.
Tani pritet vetëm konfirmimi i Bolonjës, e cila nuk do që gjërat të bëhen përpara se të arrihet akordi me Andrea Petanjën.