MENU
klinika

Ja disa fakte që nuk i dinit për të

Ish presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton feston sot 77-vjetorin

19.08.2023 - 08:40

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 77-të. Bill Clinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Ai është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Babai i tij Williama Jeffersona Blythea i Ri të cilin ai nuk e njohu kurrë, ishte agjent tregtar dhe humbi jetën në një aksident automobilistik tre muaj para se të lindte Billi. Pas vdekjes së të atit ai dhe nëna e tij zbuluan se i ati i tij ishte i martuar edhe me së paku edhe tri gra tjera në të njëjtën kohë. Ai ka një vëlla e një motër nga babai që nuk i ka takuar kurrë.

Si fëmijë i vogël Billi jetoi më të ëmën, Virginia Cassidy Blythe dhe me gjyshërit në Hope. Kur mbushi një vjeç e ëma e tij shkoi në New Orleans për t’u shkolluar për infermiere-anesteziologe dhe dy vitet në vijim për të u kujdesën prindërit e së ëmës. Kur mbushi 4 vjeç e ëma e tij u martuar me Roger Clinton, shitës automobilash në Hope dhe Billi mori emrin William Jefferson Clinton. Dy vite më vonë prindërit u shpërngulën në Hot Springs, Arkansas.

Clintoni përfundoi gjimnazin në vitin 1964 dhe u regjistrua në Universitetin Georgetown në Washington, ku zgjoi interesin për marrëdhëniet ndërkombëtare. Gjatë viteve të shkollës ai u angazhua të ndihmojë në punët e komitetit të Senatit për punët e jashtme të cilat i udhëhiqte senatori William Fulbright, demokrat nga Arkanzasi.

Clintoni ishte admirues i tij sepse kritikonte rreptë përzierjen amerikane në luftën e Vietnamit. Clintoni gjithashtu ishte simpatizues i lëvizjes së zezakëve të viteve 1960-të.

Pas vrasjes në vitin 1968 të Martin Luther King (disa ditë para se ta kryente shkollimin), që shkaktoi kryengritjen e zezakëve në disa qytete amerikane, Clintoni ishte vullnetar për të ndihmuar me ushqim dhe veshmbathje për njerëzit që kishin mbetur pa shtëpi.

Gjatë vitit të dytë të studimeve Clintoni fitoi bursën e Rhod dhe shkoi në Universitetin e Oxfordit në Angli ku kaloi dy vite. Në vitin 1970, Clintoni u regjistrua në Fakultetin Juridik në universitetin e Yale. Shkollimin e pagoi duke punuar në punë të ndryshme. Këtu takoi Hillary Diane Rodham nga Chicagoja. Clintoni u diplomua për Juridik në vitin 1973 dhe shkon në Fayetteville në Arkansas për të dhënë mësim në Fakultetin Juridik të Arkanzasit. Ai dhe Hillari u martuan më 19 nëntor 1975. Ata kanë vetëm një vajzë, Chelsea Victoria Clinton.

Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979.

Bill Clinton kreu dhe një vizitë në Shqipëri më 4 korrik ku dha mesazhe të forta dhe simbolike për vendin tonë. Gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999 çka e bën atë një ndër figurat më të rëndësishme të politkës së jashtme për vendin tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bill Clinton tregon takimin e veçantë

“Jetoj në vendin me më shumë shqiptarë në Amerikë”