MENU
klinika

Parashikimi i meteorologes Lajda Porja

Java e fundit e gushtit nis me reshje shiu në të gjithë vendin, ja sa do të zgjasin

25.08.2023 - 17:56

Fundjava do të mbyllet me temperatura të larta, dhe nga java tjetër do të nisin rreshjet e shiut. Sinoptikania e njohur Lajda Porja, tha për “Top Channel” se nga e marta do të ketë vranësira dhe reshje në pjesën më të madhe të territorit, të cilat do të qëndrojnë shumë pak. Më tej do të kemi ditë me diell dhe deri në fund të gushtit, temperatura 34 apo 35 gradë Celsius.

“E shtuna dhe e diela parashikohen me mot të kthjellimet, sidomos përgjatë vijës bregdetare, ku bregdeti në zonat e ulëta do jetë me intervale të gjata kthjellimesh, do të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare, do izolohen reshjet e pakta. Vetëm në veri dhe verilindje.

Temperatura të larta deri në 37 gradë priten përgjatë zonave të ulëta, nga 34 deri në 36 gradë do të shënojë bregdeti, ku maksimumet do të jenë në Sarandë dhe në Ksamil. Parashikohet që në zonat malore të jenë 31 apo 32 gradë, ku nuk do të mungojnë reshjet, sidomos në zonat veriore dhe verilindore.

Java tjetër megjithëse do të nisë pa reshje, që nga dita e martë, ne do të kemi vranësira dhe reshje në pjesën më të madhe të territorit, të cilat do të qëndrojnë shumë pak dhe më pas do kemi sërish ditë të gjata me diell dhe deri në fund të gushtit temperatura 34 apo 35 gradë celsius”, shprehet Porja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN