MENU
klinika

"Edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj"

“Jepi SPAK”, Kryemadhi reagon pas sekuestrimit të Inceneratorit të Tiranës

01.08.2023 - 13:22

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar menjëherë pas njofitmit të bërë publik nga SPAK lidhur me sekuestrimin e Inceneratorit të Tiranës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi  ka inkurajuar SPAK që të vazhdojë hetimet për inceneratorin e Tiranës, teksa thekson dhe pak i duhet për të arritur te “peshqit e mëdhenj”.

Në reagimin e saj deputetja shkruan se Inceneratori i Tiranë është një vepër kriminale, product i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit.

“SPAK më në fund ndërmori një veprim ndaj inceneratorit të Tiranës, i kallëzuar prej meje që prej dy viteve.

Në këto momente shumë të rëndësishme, duhet të mos harrojmë se:

  1. Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve.
  2. Të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve.

Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj”, shkruan Kryemadhi.