MENU
klinika

"Udhëtimi ynë me autobus është..."

KE kundërshtoi objektivin e Charles Michel për zgjerimin e BE në 2030, ironizon Rama

29.08.2023 - 20:31

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Komisioni Evropian rrëzoi ditën e sotme objektivin e presidentit të KE, Charles Michel për zgjerimin e BE-së në 2023.

Në lidhje me këtë Rama ka bërë ironi, duke thënë se është më mirë të jesh në autobus edhe pse është i ngadaltë, duke nënkuptuar procesin e anëtarësimit në BE, sesa të ulesh në një aeroplan rus, duke iu referuar rrëzimit të avionit të kreut të Wagner, Prigozhin.

“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë“, shkruan Rama në një postim në twitter.