MENU
klinika

Kreu i SPAK

Kërcënohet Altin Dumani?! Policia merr në mbrojtje shtëpinë dhe i dërgon makinë të blinduar

30.08.2023 - 11:40

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani lëviz prej ditësh me një makinë të blinduar. Një ekip policor shtesë ka marrë në mbrojte shtëpinë ku ai qëndron bashkë me familjen, veç mbrojtjes që i njeh ligji nga Garda e Republikës.

Kështu raporton gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala për televizionin News 24.

Ajo thotë se 2-3 javët e fundit, Altin Dumani lëviz me makinë të blinduar. Kryeprokurori i SPAK dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare për momentin, ka rritur sigurinë për veten dhe familjen.

Nuk dihet nëse Dumani ka marrë kërcënime direkte, apo familjarët e tij, por muaj e fundit institucioni që ai drejton ka goditur disa grupe të fuqishme kriminale që vepronin kryesisht në fushën e krimeve ndaj jetës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk do bëj një sy qorr dhe një vesh shurdh"

Altin Dumani pyetet për shkeljet e prokurorëve në hetime

"SPAK kalon tani në një luftë më agresive ndaj zyrtarëve..."

Altin Dumani merr ‘stafetën’ nga Arben Kraja dhe paralajmëron