Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e emisionit “Opinion” në News24, ndau detaje të reja në lidhje me çështjen e koncesionit të sterilizimit.
Lala u shpreh se biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri Klodian Rjepaj, të cilët u arrestuan sot, ishin shokë shkolle, teksa shtoi se të dy mashtronin institucionet duke mos deklaruar njohjet e tyre. Sakaq ajo tha se brenda qendrës spitalore u ngrit një qendër sterilizimi e cila nuk u vu në përdorim.
Më tej gazetarja nënvizon se ky hetim nuk është i plotë pasi Gjykata ka orientuar Prokurorinë në lidhje me hetimin duke thënë se në akte mund të ketë elementë të veprës penale për zyrtarë të lartë duke përmenduar edhe emrin e ish ministrit Ilir Beqaj.
“Hetimi ka nisur tre vite me parë në bazë të një kallëzimi nga nisma ‘Thurje’. Më herët Prokuroria e Tiranës si kishte dyshuar hetimet duke pretenduar se nuk ka pasur shkelje në rastin e zotit Rjepaj, i cili është pyetur nga News24 më parë, por refuzoi të përgjigjej. Rjepaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.
Rjepaj dhe Rrapaj nuk kanë deklaruar se nuk kanë pasur njohje të mëparshme me njëri-tjetrin apo konflikt të mëparshëm. Ata kanë qenë shokë shkolle dhe kryenin udhëtime bashkë. Rreth dy vite më parë News24 zbuloi se mjekëve u ishin dhënë urdhër të mos kishte operacione pasi ishte tejkaluar buxheti. Ndërkohë skandali ishte më i madh. Ata deklaruan në vitin 2016 se ishte e rëndësishme dhënia e këtij koncesioni, ndërkohë problematika nisi më vonë. Sakaq, u vu në dispozicion një qendër e re sterilizimi, por nuk u vu në punë. U ngrit e kredi nga titullarët e institucionit. Iu vu në dispozicion Ilir Rrapos i cili ishte mik me Rjepaj dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja”, u shpreh gazetarja Lala.