MENU
klinika

Cairns bën thirrje që të dënohet Beogradi

Kosova përplas deputeten britanike dhe zëdhënësin e BE-së

16.08.2023 - 10:30

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Cairns, e cila është edhe një nga nënshkrueset e letrës së dërguar nga deputetët e disa vendeve në BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe, ka kritikuar zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stano. Ajo e qortoi për deklaratën, ku ai theksoi se “Kosova nuk sillet në mënyrë evropiane”. “Zëdhënësi i Josep Borell tregon mungesë të plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. Të thuash se Kosova ka një paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane është një keqinterpretim i rëndë, dhe më pas të mos dënosh veprimet e Serbisë,” shkroi Cairns në “X” dhe renditi lëvizjet e Beogradit, për të cilat ajo beson se kërkojnë një reagim nga Bashkimi Europian. Midis tyre, ajo përmendi dërgimin e një delegacioni qeveritar në Teheran, nënshkrimin e një marrëveshjeje sigurie me Rusinë shtatë muaj pas fillimi i operacionit ushtarak rus në Ukrainë, vizita e ministrit serb në Moskë, refuzimi i Beogradit për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Moskës, blerja e dronëve, arrestimi i tre policëve të Kosovës si dhe raste të tjera. Kujtojmë se Stano, tha javën e kaluar se ndërmarrja e veprimeve ndaj qeverisë së Kosovës ka ndodhur për shkak “të paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”, duke mos treguar se kur dhe nëse do të hiqen ato. Para Cairns, një reagim i ashpër erdhi edhe nga eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, duke thënë se gjuha që përdor Stano përbën skandal në vetvete. Po ashtu, ai ka kërkuar që Borrell të mbahet përgjegjës në Parlamentin Evropian për deklaratën e Stanos, për të cilin ka thënë se është zëri i shefit të tij.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin