MENU
klinika

Pengesë edhe moti i keq rrugës

Kosovë, radhë të gjata në kufi/ Vonesa nga Serbia

06.08.2023 - 12:58

Mërgimtarët e Kosovës po përballen me pritje të gjata për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova.

Qytetarët u ankuan në hyrje kanë pritur deri tri orë. Sipas tyre, e njëjta situatë është edhe në dalje të Kosovës. Shkak është bërë vonesa nga Serbia dhe moti i keq.

“Kemi ardhur nga Gjermania, kolonë ka pasur në hyrje të Serbisë. Po ashtu gati 3 orë kemi pritur edhe në hyrje të Kosovës gati 3 orë. Shumë ka pasur kolonë… Po besoj që bëhet më mirë edhe në 30-40 vjet për me u kthyer me jetua në Kosovë”, tha një shqiptar i Kosovës.

“Tri orë kemi pritur, e lodhshme shumë, ia vlen me pritë, por shumë… Po që pritëm tri orë, ndoshta me pritë 20 minuta mirë kish qenë, qe 24 orë rrugë jemi“, tha një tjetër.