MENU
klinika

Himara drejt zgjedhjeve të reja

Kryebashkiakët grekë në Shqipëri protestojnë për lirimin e Belerit

14.08.2023 - 11:50

Në Himarë sot do të zhvillohet protestë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për shit-blerje votash.

Protesta është është organizuar me iniciativën e organizatës “Omonoia”, ndërsa pjesëmarës në protestë është edhe kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis, kryebashkiaku i Selanikut, Kostantinos Zervas si dhe disa kryebashkiakë të tjerë.

Kryebashkiakët grekë pritet që gjatë protestës të mbajnë fjalim, ku do kërkojnë që Beleri të betohet si dhe të lirohet nga burgu.

Kjo protestë vjen pasi sot është afati i fundit për betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës, pasi Ligji Zgjedhor parashikon që betimi të bëhet brenda 3 muajve pas zgjedhjeve.

Kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri ndodhet në paraburgim prej datës 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.