Dita e diel, do të ketë reshje të lehta shiu në mëngjes, ndërsa në mesditë dhe në mbrëmje pritet të kemi mot kryesisht të qëndrueshëm.
Ndikimi i anticiklonit e depërtimi i një qendre të ulët presioni do të bëjë që vendi ynë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike këtë fundjavë. Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu që në orët e mëngjesit përgjatë Ultësirës Perëndimore, e më pas në të gjithë territorin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet do të jenë të vazhdueshme, me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formëm e rrebesheve të shpejta, shtrëngatave e stuhive me shkarkesa elektrike. Në intervale të shkurtra kohore breshëri.