MENU
klinika

Edicioni i dytë nis së shpejti

Kush do ta zërë vendin e Kledi Kadiut në jurinë e “DWTS”?

19.08.2023 - 15:00

Megjithëse në edicionin e parë të spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars”, pjesë e jurisë erdhi posaçërisht nga Italia balerini Kledi Kadiu, duket se kësaj here do të ketë ndryshime.

Kryefjala shkruan se për shkak të angazhimeve të shumta me Maria De Filipi-n në “Canale 5” dhe shkollës së tij të baletit, Kledi e ka refuzuar këtë vit ftesën për të qenë pjesë e jurisë në “Top Channel”.

Ndaj, ky pozicion ka mbetur i hapur për balerinin Ilir Shaqiri.

S’dimë ende nëse do të pranojë të jetë këtë sezon të dytë në jurinë e “DWTS” pas Kledit, megjithatë nga zhvillimet e tij të fundit që ka ndarë në rrjete sociale, Iliri duket pa të tjera impenjime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Pati temperaturë të lartë dhe konvulsione”

Kledi Kadiu tregon për sëmundjen e të birit

"Kujtesa është akoma e gjallë në mua”

Kledi Kadiu kujton si u arratis në Itali