14.08.2023 - 16:38
Pasi tronditi Italinë duke dhënë dorëheqjen Roberto Mancini pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet si trajneri i ri i kombëtares së Arabisë Saudite.
Mediat italianë shkruajnë se trajneri ka pranuar ofertën 3-vjeçare nga e cila do përfitojë 120 milionë euro në total, ose 40 në një sezon.
Teksa fliste për dorëheqjen Mancini tha se ‘ishte për arsye personale’, por ky shpjegim i shkurtër ka irrituar shumë italianë, por edhe mediat atje që kanë kritikuar trajnerin. Ata thonë se 40 milionë eurot në sezon nuk janë më të mëdha se kombëtarja e Italisë, që është e shenjtë për shumë tifozë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Propozimi i Mancinit
“Italia duhej të ishte në Botëror edhe pa kualifikuese”
Roberto Mancini
“Kjo Itali do të mbetet në librat e historisë”
Roberto Mancini
“I sigurt që do t’ia dalim, Italia shkon në Botëror”
Mancini: Mendojmë për jetët tani