I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak dhe ai amerikan Gabriel Escobar biseduan në Bruksel për rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor.
“Kam kënaqësinë të mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë Gabriel Escobar në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, zhvilluam diskutime të thelluara për dialogun, situatën aktuale dhe progresin, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. I jam mirënjohës z. Escobar për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në rrjetin X.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në fillim të kësaj jave se ai pret që së shpejti të takohet sërish me Lajçakun në kryeqytetin serb për të diskutuar mbi dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Brukseli ka vendosur sanksione ndaj qeverisë Kurti në mënyre që sa më shpejt të zhvillohen zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës. Saksione janë paralajmëruar edhe për Beogradin nëse nuk nxit serbët që të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje të pritshme.