I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Evropian Alpbach 2023. Në një postim në rrjete sociale, Lajçak ka ndarë foto të takimeve edhe me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
“E nisa sezonin e vjeshtës me dy ditë bisedash pasuruese rreth asaj se çfarë do të thotë për Evropën të jetë e guximshme. Mirë për të diskutuar me ekspertë, kolegë, miq dhe më e rëndësishmja me të rinjtë tanë në këtë vit”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.
Forumi Evropian Alpbach është ndër institucionet më prestigjioze në Evropë, i cili nga viti 1945, mbledh çdo vit liderë, nobelistë, akademikë, shkencëtarë dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota për të diskutuar idetë për një Evropë më të fortë dhe më demokratike.