Partizani luan nesër në 19:00 në Letoni kundër Valmiera, për ndeshjen e parë në turin e tretë kualifikues të Conference League. Përballja e gjen trajnerin Zoran Zekic me dy mungesa. Alfred Mensah ka humbur këtë duel për shkak të një operacioni për heqjen e apendecitit, ndërsa Saliu Sembene vuan një dëmtim në stërvitje. Në të tilla kushte trajneri kroat ka modifikuar listën për sfidën e së enjtes.
Gjergji Kote dhe Archange Bintsouka i janë shtuar listës së Partizanit. Tanimë në mesin e fushës dhe në sulm do ketë dy emra të rinj, me korçarin Kote që ka befasuar trajnerin në fazën përgatitore.
Lista:
Portierë: Alban Hoxha, Panajot Qirko
Mbrojtës: David Atanaskoski, Mateo Kocijan, Marcelino Preka, Paulo Buxhelaj, Elion Sota, Andi Hadroj
Mesfushorë: Gjergji Kote, Leart Zekolli, Adnard Mehmeti, Eros Grezda, Gueye Maguette, Valentino Murataj, Gjelbrim Taipi, Sabit Bilali, Arinaldo Rrapaj
Sulmues: Albers Keko, Tedi Cara, Archange Bintsouka, Victor Da Silva, Christian Mba