Fifi dhe Kida, rastësisht, prezantuan në të njëjtën kohë modelet e reja të flokëve – një look i ngjashëm që është trend i momentit.
Siç mund ta shihni, ato kanë tashmë flokë në gjatësi mesatare (prerja Bob) dhe me baluke.
Baluket e Fifit janë disi më të dendura, ndërsa Kida preferoi një stil më të shkujdesur.
Gjatë gjithë verës, bota u bë rozë dhe të gjithë nisën të visheshin me trendin ‘Barbiecore’, ndaj s’është fare çudi që edhe modeli i flokëve të Margot Robbie në filmin “Barbie” të bënte namin.
Kjo prerje është frymëzuar nga vitet ’60 dhe i jep flokëve volum dhe i çon në një tjetër nivel “curtain bangs”.
Gocat e kanë adhuruar këtë model dhe besojmë se edhe ti që ke qejf baluket, do e provosh.