MENU
klinika

“Vdekja e dialogut”

Macron kërcënoi me vizat, reagon Presidenca e Kosovës

30.08.2023 - 13:16

Zhurmë të shumtë ka shkaktuar në Kosovë paralajmërimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili tha se do shqyrtohet regjimi i vizave për Kosovën e Serbinë, nëse të dyja vëndet nuk ndryshojnë qëndrim dhe të sillen me përgjegjësi.

Në lidhje me këtë “kërcënim” të Francës ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se nëse rishikohet vendi për vizat atëhere do ishte mënyra më efektive për të “vrarë” procesin e dialogut përgjithmonë.

“Në qoftë se dëshiron dikush që mos të ketë më dialog atëherë ndërmerr masa të tilla që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës, nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj ndonjë politike, janë ndaj popullit të Kosovës.

Një ndëshkim i tillë i paprecedentë, i cili edhe ashtu ka qenë pa drejtësi e madhe në raport me popullin e Kosovës, unë besoj se do të rezultojë me vdekjen e dialogut, nuk ka askush më mandat në Republikën e Kosovës që të vijojë të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet në aso mënyre”, tha Osmani në një deklaratë para gazetarëve.