MENU
klinika

Prishet 'motori ekonomik' i BE

‘Makthi’ më i madh i Evropës po rikthehet

30.08.2023 - 19:16

Edhe “motori ekonomik” i Evropës, Gjermania, tani po ngadalësohet. Gjermanët po vuajnë nga rritja më e madhe e çmimeve që nga ribashkimi i vendit, për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Rritja e kostove të energjisë ndihmoi në nxitjen e një recesioni që ekspozoi dobësitë ekonomike. Ndërkohë, rritja e pabarazisë po nxit ringjalljen e forcave politike të ekstremit të djathtë. Pasi arriti kulmin në 11.6 për qind tetorin e kaluar, inflacioni në ekonominë më të madhe të Evropës mund të zbutet në 6.4 për qind këtë muaj, sipas një sondazhi të “Bloomberg” me analistë. Por rritja e çmimeve të çdo gjëje, nga benzina te gjalpi, së bashku me rritjen e paprecedentë të normave që BQE ka nisur si përgjigje, janë të dhimbshme.

Ashtu si një shekull më parë, vështirësitë ekonomike kanë përgatitur një terren pjellor për populizëm. Mbështetja për AfD-në e Gjermanisë është rritur në nivele të larta rekord muajt e fundit, duke e pozicionuar partinë e ekstremit të djathtë përpara Social Demokratëve (SPD) të qendrës së majtë të kancelarit Olaf Scholz.

Simpatizantët e AfD janë veçanërisht të pakënaqur me jetën dhe ekonominë e tyre sesa votuesit mesatarë, sipas Marcel Fratzscher, i cili drejton institutin DIW. Me stagnimin e prodhimit gjerman, gjërat mund të përkeqësohen edhe më shumë. Për të varfërit, rritja e inflacionit ishte veçanërisht e theksuar në kostot e ushqimit. Inflacioni mund të ngadalësohet më tej, por çmimet nuk kanë gjasa të bien, sipas “Bloomberg”.

Në të njëjtën kohë, qeveria po redukton masat mbështetëse që ndihmuan qytetarët t’i mbanin faturat e tyre të ngrohjes të ulëta pasi lufta në Ukrainë solli rritje të çmimeve të energjisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e Project Syndicate

A mund të shmanget recesioni global?