MENU
klinika

“Refuzoi të arratisej nga qelia”

Malaj tregon momentet e vështira të Fatos Nanos në pranverën 1997

31.08.2023 - 22:26

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj është ndalur te deklaratat e bëra ditën e sotme nga avokati Spartak Ngjela, i cili tregoi periudhën e trazirave të 1997-ës kur lideri i PS-së Fatos Nano u burgos dhe dyshohet se tentuan ta vrisnin në qeli.

Ngjela rrëfeu sesi dërgoi makinën e tij në Burgun e Tiranës për të nxjerrë Fatos Nanon e për ta çuar të sigurt deri në shtëpinë e tij. Pas këtij rrëfimi, ish-ministri Malaj e ka treguar më me tepër detaje këtë episod.

Ai tha se Ngjela, i cili asoj kohe mbante postin e ministrit të Drejtësisë kontribuoi në menaxhimin e kësaj situate kritike. Malaj zbuloi se Fatos Nano ndonëse e dinte që jeta e tij ishte në rrezik nuk pranoi që të arratisej nga burg.

U desh ndërhyrja e ish-kryeministrit Bashkim Fino dhe e Ngjelës që të bindnin Sali Berishën, atë kohë President, që të shpallte amnistinë.

“Vetëm atëhere Nano dhe Ramiz Aliaj pranuan të dilnin nga burgu”, shkruan Malaj, ndërkohë që në të njëjtën qeli me Nanon rastisi dhe ish-presidenti Ramiz Alia.

Postimi i Arben Malajt:

Ministri Drejtesise Ngjela ka kontribute ne menaxhimin e asaj situate kritike. Nano nuk pranoj te arratisej nga burgu. Situata po behej e rrezikshme per jeten e tij. Fillimish Ishte transferimi me helikopter nga burgu Bences ne Tepelene ne Burgun e Tiranes. Burgu u shperthyer dhe te burgosurit u arratisen gati te gjithe.

Nano dergoj mesazh se nuk do te arratisej edhe pse jeta e tij ishte ne nje risk te madh dhe real.

Nano qartesoj se do dilte vetem kur te aplikohej amnistia.

U desh nderhyrja e ish Kryeministrit Fino dhe Ministrit Ngjela qe e binden ish presidentin Berisha te shpallte amnistine. Vetem atehere Nano dhe Ramiz Aliaj pranuan te dilnin nga burgu.

Impakti i dyte i avokatit Ngjeles ishte aplikimi i bonusit per rikthimin e te burgosurve qe u arratisen gjate shperthimit te burgjeve.
Parimi i aplikimit te incentivave ne vend te penaliteteve te rritura duhet te jete ne themelet e politikave qeverisese.

Situaten e rrezikshme nga shperthimi i burgut te Tiranes e menaxhuan me shume perkushtim dhe profesionalizem Ndre Legisi, sekretar shteti ne Ministrine e Brendeshme dhe Sokol Bare te harmonizuar me Ministrin Ceka dhe koleget e tjere.
Historia duhet njohur dhe mbrojtur ne vertetesine e saj, sidomos ajo e momenteve te veshtira te mbijeteses se shtetit.