MENU
klinika

Ja çfarë shkruan

Media italiane: Përse Shqipëria është ndër destinacionet më të njohura turistike për 2023

29.08.2023 - 20:35

Agjencia e njohur italiane e lajmeve AGI i ka dedikuar një shkrim Shqipërisë, duke e cilësuar si një ndër destinacionet më të njohura turistike për verën e vitit 2023. Që në krye të shkrimit, theksohet fakti se është kthyer në një destinacion trend për italianët. Kostoja e ulët por edhe deti i kristaltë, kanë qenë motivi i ardhjes së turistëve të huaj në Shqipëri.

Shkrimi

AGI – Është kthyer në një destinacion trend për italianët që kërkojnë destinacione të reja pushimi. Ajo që tërheq është premtimi i një deti të bukur, të aksesueshëm me çmime të ulëta. Një nga arsyet kryesore pse është bërë një destinacion kaq popullor veror është kostoja e ulët. Krahasuar me destinacionet e tjera turistike europiane, çmimet në Shqipëri janë përgjithësisht më të ulëta, si për akomodimin ashtu edhe për ushqimet dhe aktivitetet.

Kjo do të thotë që udhëtarët mund të shijojnë një përvojë me cilësi të lartë, pa e prishur buxhetin. Me plazhet e tij të pacënuara, qytetet historike dhe peisazhet befasuese, vendi po tërheq një numër në rritje udhëtarësh që kërkojnë aventura autentike dhe vende jashtë rrugës së rrahur turistike.

Kombinimi i bukurisë natyrore, pasurisë historike, kuzhinës së shijshme dhe ngrohtësisë njerëzore, po pushton zemrat e italianëve në kërkim të përvojave autentike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


DW: Turistët nga Kosova kryesojnë listën

Ballkanasit shpëtojnë turizmin në Shqipëri