MENU
klinika

Analiza

Mercenarët e Wagner do të përcaktojnë të ardhmen e Rusisë

28.08.2023 - 09:30

Jevgeni Prigozhin, dikur njeriu shumë i besuar i presidentit rus Vladimir Putin, dhe që në qershor udhëhoqi një rebelim të shkurtër kundër këtij të fundit, thuhet se ishte në avionin privat që dyshohet se u rrëzua nga një raketë e forcave ajrore mbrojtëse ruse të mërkurën, teksa fluturonte mbi rajonin Tver, midis Moskës dhe Shën Petersburgut.

Diktaturë apo luftë civile?/ Pas vdekjes së Prigozhin,

Këto ditë do të flitet shumë mbi jetën plot ngjyra të Prigozhin: nga pronar restorantesh, “kuzhinier” i Putinit, dhe deri te roli si lider i trupave mercenare dhe biznesmen i shumë sipërmarrjeve. Shumëkush do të pretendojë se vdekja e tij nuk është e befasishme.

Sepse askush nuk e mposht dot Putinin, një ish-operativ i KGB-së, dhe as nuk i mbijeton dot përplasjes me të. Madje pyetja ishte nëse fundi i Prigozhin do të vinte nëpërmjet çajit të helmuar me polonium, hedhjes nga një ashensor apo nga dritarja e një kati të lartë.

Diktaturë apo luftë civile?/ Pas vdekjes së Prigozhin,

Çfarë do të ndodhë më tej në Rusinë e Putinit?

Prigozhin frymëzonte besnikëri. E si mund ta shpjegojë diçka tjetër gatishmërinë e 9 njerëzve të tjerë për të hipur në një avion me një të “vdekur që ecte”? Në javët në vijim ka mundësi të shpalosen këta 3 skenarë, që do të përcaktojnë të ardhmen e Rusisë.

Së pari, grupi Wagner mund ta ndryshojë besnikërinë e tij ndaj Putinit. Ka kohë që analizohet se Prigozhin është më shumë personazhi publik dhe investitori sesa drejtuesi real i grupit mercenar. Nëse udhëheqja e Wagner shtrihet diku tjetër, mund të mos jetë e vështirë të pranosh se ajo mund ta zhvendosë diku tjetër besnikërinë që ka pasur deri më sot ndaj Putinit.

Diktaturë apo luftë civile?/ Pas vdekjes së Prigozhin,

Siç tha dikur udhëheqësi i ndjerë i Al Kaedës, Osama Bin Laden, “Kur njerëzit shohin një kalë të fortë dhe një kalë të dobët, nga natyra ata do ta pëlqejnë kalin e fortë”. Kjo logjikë është e vërtetë edhe për Rusinë. Vladimir Putini është padyshim i fortë, të paktën në kuptimin që po vazhdon të diktojë zhvillimet, dhe janë të tjerët që vazhdojnë të vdesin.

Në skenarin e dytë grupi Wagner shpërndahet. 

Por kjo gjë ka më pak gjasa të ndodhë për dy arsye: Wagner është një biznes shumë fitimprurës. Grupi ka marrë nën kontroll minierat e arit të Republikës së Afrikës Qendrore, dhe së shpejti mund të marrë kontrollin mbi minierat e uraniumit në Niger. Po ashtu, grupi i jep Putinit një maskim të besueshëm për disa nga punët e pista që dëshiron të bëjë në zona të ndryshme të botës.

Skenari i tretë është më i rrezikshëm për Putinin. Prigozhin nuk ishte i vetëm në rebelimin e tij të qershorit të këtij viti.

Qindra veteranë Wagner të kalitur nëpër beteja, mund të mendojnë se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të kalojnë në ilegalitet, dhe të hakmerren për liderin e tyre të ndjerë kundër njeriut që thuajse me siguri ka urdhëruar vdekjen e tij.

Nëse rusët shqetësoheshin deri më sot për dronët ukrainas që godasin Krimenë, Moskën ose qytete të tjera ruse, kjo ngjarje vetëm sa mund të kenë çliruar demonë të tjerë. Putini mund të jetë i paarritshëm për atentatorët, pasi ai fshihet pas mureve të trasha të pallateve të tij miliarda dollarëshe, por jo çdo zyrtar rus është kaq me fat.

Diktaturë apo luftë civile?/ Pas vdekjes së Prigozhin,

Imagjinoni veteranët e kalitur në luftëra që eliminojnë policët, kryetarët e bashkive, deputetët dhe ministrat në mbarë vendin. Nëse Wagner do të ndjekë këtë rrugë radikale, kjo qasje do të gërryejë dalëngadalë themelet e stabilitetit të Rusisë, dhe do të sjellë në vend atmosferën e Libanit gjatë luftës civile.

Sigurisht, nëse miqtë e Putinit do të fillojnë të bien si mizat, do të zbehet imazhi i pathyeshmërisë që e rrethon liderin rus. Kali i fortë mund të shndërrohet në një kalë të vogël poni. Prigozhin mund të ketë vdekur, por Putini mund të shohë së shpejti rrënimin e trashëgimisë së tij.

Shënim: Michael Rubin, anëtar në think-tankun American Enterprise Institute (AEI). Është autor dhe bashkautor i disa librave që eksplorojnë diplomacinë, historinë iraniane, kulturën arabe, studimet kurde dhe politikën shiite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza/ Komplot apo kryengritje e armatosur?

Si do të jetë fundi ‘i hidhur’ i Putinit?


Çfarë do të thotë miqësia e tij me Melonin

Analiza: Fiksimi i Elon Musk me Italinë!

Përjashtim bën vetëm armiku më i madh i Amerikës

Trump premton të shuajë të gjitha gjitha “vatrat” e konflikteve

Pse Ukraina mund të vërë në funksion bombën…

Evropa dhe Trump po e shtyjnë Zelensky-n drejt një vendimi historik

Shtyhet vendimi për “paratë e heshtura”

Trump po i shpëton burgut me fitoren në zgjedhje