MENU
klinika

Mbi 12 mijë familje mbeten pastrehë

Miliona euro dëme nga stuhia në Serbi

07.08.2023 - 18:27

Gjatë inspektimit në zonat e përmbytura nga reshjet e dendura të fundjavës Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, deklaroi se dëmi i shkaktuar nga stuhia në Serbi llogaritet në qindra milionë Euro.

“Ne kemi arritur të listojmë dëmet paraprake. Ne kemi dy prioritete për kompensimin e dëmit në ndërtesat e banimit por edhe shkollat ​​fillore dhe ato të mesme në mënyrë që fëmijët të mund të fillojnë mësimin më 1 Shtator. Do të përdorim për strehim institucionet shëndetësore si edhe ndërtesat për qëllime publike.”

Sipas Brnabic tani shteti po përcakton prioritetet në rehabilitimin dhe kompensimin e dëmeve, ku familjet dhe ndërtesat e banimit dhe shkollat ​​janë në rradhë të parë në mënyrë që nxënësit të mund të nisin shkollën më 1 Shtator.

Për shkak të stuhisë në Serbi nga datat 19 deri më 24 Korrik, ne 13 lokalitete u shpall gjendja e jashtëzakonshme ndërkohë që më të prekurat ishin rajonet e Baçka Pallankës dhe Novi Sadit ku 12 mijë familje kanë mbetur pastrehë.