MENU
klinika

Edhe Talat Xhaferi ka njoftuar se do të tërhiqet

Ministrat e BDI-së dorëzojnë sot zyrtarisht dorëheqjet

01.08.2023 - 14:33

Ministrave të BDI-së do t’i dorëzohen zyrtarisht kryeministrit në seancën e sotme të qeverisë, të nënshkruara individualisht nga secili prej pesë ministrave, raportojnë mediat vendase.

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, përmes një deklarate për mediat ka thënë se dorëheqjet do t’i dorëzohen kryeministrit dhe do të nënshkruhen individualisht nga secili prej ministrave dhe do të aktivizohen automatikisht sapo të miratohen ndryshimet kushtetuese, pa vendime të reja nga partia.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, po ashtu ka deklaruar se do ta ndjek vendimin e ministrave të BDI-së dhe po ashtu do të largohet nëse VMRO-DPMNE nëse votojnë për amendamentet kushtetuese.

Ndërkohë VMRO-DPMNE nuk ndryshon qëndrim dhe kërkohen menjëherë zgjedhje të parakohshme.