MENU
klinika

“Po vendosim standarde të reja”

Ministri Balla sqaron akuzat për sistemin TIMS: Nuk ka rrjedhur asnjë e dhënë

30.08.2023 - 14:15

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një deklarate për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë ka folur lidhur me akuzat e bëra se ka pasur rrjedhje të së dhënave nga sistemi TIMS.

Ai hodhi poshtë këto akuza, duke siguruar qytetarët se nuk ka pasur asnjë rrjedhje të së dhënave. Balla bëri me dije se që prej muajit qershor një tjetër ekip ka marrë përsipër ndryshimin tërësor të sigurisë. Sipas ministrit kritikat dhe ankesat lidhur me sistemin TIMS janë ngritur nga punonjësit të cilët më herët kanë qenë pjesë e ekipit, për të ngritur kështu dyshime për personat që tashmë e kanë marrë në përgjegjësi sistemin e sigurisë.

Ndër të tjera Balla tha se lidhur me këtë çështje nuk ka asnjë kallëzim, por ka qenë vetë ai i cili i ka kërkuar Prokurorisë që të hetojë.

“E para ësht shumë e qartë që në media gjithmonë edhe dyshimet bëhen fakte të kryera. E vërteta është krejtësisht ndryshe. Shqipëria është sulmuar nga një sulm kibernetik në vitin e verës 2022 dhe nga ai moment natyrshëm që të gjitha institucionet po marrin masa për të rritur digat mbrojtëse nga çdo lloj forme e sulmeve kibernetike. Nuk jemi i vetmi vend. Unë nuk di të ketë një vend në botën që jetojmë që mos jetë ose mos është çdo dit në sulme të vazhdueshme kibernetike.

SHBA sapo ka asgjeuar një nga bandat e hakerave më të mëdhenj që njiheshin. Kjo është një betejë, nuk egziston asnjë nga ato shqetësimet që ka pasur rrjedhje të së dhënave. E vërteta është se ndërsa një ekip brenda drejtorisë së Policisë nga qershori ka marrë përsipër një ndryshim tërrësor të mënyrës administrimit në aspektin teknik të sigurisë, natyrshëm ndodh që ata që janë larguar mund të kenë kritika, ankesa dhe mund të ngrenë dyshime për punën që bëjnë ata që kanë marrë përsipër punën. Dua të garantoj që asnjë e dhënë nuk ka rrjedhur. Nuk është e vërtetë që ka një kallëzim por nuk kam kërkuar që të dhënat që ka dispozuar AMP të vlerësohen dhe në anën e Prokurorisë. Nëse ka ndonjë elemment. Ky është një standard i ri që do të vendoset.

Ne garantojmë gjithmonë që në të gjitha pikat kufitare mos ketë probleme dhe garantojmë që asnjë qytetar mos ketë pengesa. Në të gjitha pikat ku kam qenë jam informuar se nuk kemi probleme”, tha Balla.