MENU
klinika

Shërbimi ka nisur prej 1 gushtit

Ministri Taulant Balla aplikon në zyrat e “IdentiTek” për rinovimin e pasaportës biometrike

03.08.2023 - 10:07

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka  aplikuar mëngjesin e sotmë për rinovimin e pasaportës biometrike. Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokunenteve të identifikimit, kryhen prej 1 gushtit nga kompania shtetërore “IdentiTek”.

Për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare. Ministri Balla ka ndjekur të njëjtën procedurë, pas marjes së kuponit është paraqitur në zyrat e “IdentiTek” për të vijuar me depozitimin e të dhënave biometrike.

“Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokumenteve të identifikimit, kryhen prej 1 Gushtit nga kompania shtetërore “IdentiTek”. Për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare dhe më pas të paraqiten në të njëjtat zyra aplikimi si më parë, tashmë zyrat e “IdentiTek”.

Qytetarët që kanë blerë kuponët e vjetër të ish-koncesionarit, dhe që nuk i kanë përdorur, të mos shqetësohen. Thjeshtë shkoni në zyrat e Postës Shqiptare dhe t’i shkëmbeni me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”. Prej ditës së sotme në sportelet e Postës Shqiptare qytetarët do të gjejnë edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar (Fast Track).”, shkruan ai krahas videos së publikuar në Facebook.

Video e marrë nga: facebook.com/b.taulant/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Afati i fundit i përdorimit të kuponëve “Aleat”

Pasaportat dhe ID-të do të prodhohen nga shteti!