MENU
klinika

Ja vatrat që janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Kemi fikur zjarret e mëdha nga Laçi në Lezhë

23.08.2023 - 17:08

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se situata e zjarreve në vend është përmirësuar. Zjarret në fshatin Delbnisht në Njësinë Administrative Milot, bashkia Kurbin janë shuar plotësisht.

Gjithashtu në kurorën e qytetit të Laçit, pranë Kishës së Shën Antonit ku situata ishte tejet kritike që prej ditës së djeshme, vatrat e zjarrit janë shuar përfundimisht. Sakaq edhe vatra e zjarrit pranë superstratës Milot-Lezhë është shuar plotësisht bashkë me një zjarr në bashkinë e Selenicës të qarkut Vlorë.

Falë ndërhyrjes në kohë me helikopterin Cugar, u bë i mundur shpëtimi i katër banesave në këtë zonë. Ndërkohë në fshatin Sinanaj në Tepelenë dhe në fshatin Grazhdan në Finiq po vazhdon puna intensive për izolimin e vatrave aktive të zjarrit.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Situata e zjarreve në vend

Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme kanë bërë të mundur shuarjen përfundimtare të vatrave aktive të zjarrit në fshatin Delbnisht, në Njësinë Administrative Milot, bashkia Kurbin. Në kurorën e qytetit të Laçit, afër Kishës së Shën Antonit, aty ku situata ishte tejet kritike qe prej ditës së djeshme, vatrat e zjarrit janë shuar përfundimisht. Momentalisht, situata është e qetë dhe po monitorihet nga punonjësit e zjarrfikëses dhe shërbimit pyjor.

Gjithashtu është bërë e mundur shuarja e një vatre zjarri pranë superstradës Milot-Lezhë. Në fshatin Treblovë, në bashkinë e Selenicës të qarkut Vlorë, zjarri është arritur të shuhet plotësisht. Fal ndërhyrjes në kohë me helikopter u bë e mundur shpëtimi i 4 shtëpive. Po punohet me intensitet për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatin Jarua, bashkia Fier ku është shmangur rreziku për banesat.

Në fshatin Sinanaj, në bashkinë Tepelenë, punohet nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit. Puna vijon edhe në fshatin Grazhdan, në bashkinë e Finiqit për normalizimin e vatrës pas riaktivizimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Në Llogara ishim gati të shpallnim triumfin kur…"

Peleshi: Flakët janë larguar shumë nga tuneli i Kalimashit