Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka ndarë në rrjetet sociale një takim special që ka zhvilluar në Sarandë me një çift mësuesish dhe vajzën e tyre, Erisën, e cila pas 10 vitesh studimi dhe pune jashtë vendit është rikthyer pranë familjes dhe po i ndihmon të menaxhojnë bizesin e tyre.
POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI
Sot rastësisht takova një çift mësuesish në Sarandë, të cilët gjatë verës kujdesen edhe për sipërmarrjen e tyre hoteliere familjare.
Vajza e tyre Erisa është një shembull frymëzimi shumë i admirueshëm sepse pas 10 vitesh studime dhe përvojë të suksesshme pune në Suedi, Itali dhe Gjermani, kishte vendosur të kthehej në Sarandën e saj të bukur dhe të menaxhonte me krenari dhe dashuri sipërmarrjen e familjes.
#KrenarePërTëRinjtëTanë ❤️
#KrenarePërShqipërinë🇦🇱