MENU
klinika

Rama ndan pamjet

“Mirë se vini në Berat”, mesazhi për turistët në trenat e Hamburgut

21.08.2023 - 17:20

Trenat e Hamburgut në Gjermani kanë shfaqur në monitorët e tyre një thirrje për turistët që të vizitojnë qytetin e një mbi një dritareve. Në Hamburg, në monitorin kryesor të trenit jepet një fotografi e Beratit dhe thirrja në gjuhën gjermane.

“Willkommen in Berat. Berati në trenat e Hamburgut në Gjermani”, shkruan kryeministri Edi Rama dhe ndan fotografinë e mëposhtme.

Në monitor shfaqet një fotografi ballore e lagjes historike të qytetit të një mbi një dritareve, ndërsa në gjuhën gjermane tregohet historia dhe mbrojta e Beratit nga UNESCO, si një shembull i rrallë i arkitekturës tipike Osmane.