MENU
klinika

Arti bizantin në harmoni me arkitekturën bashkëkohore

MKAM vjen me një koleksion të mrekullueshëm

21.08.2023 - 16:54

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, tashmë është një nga destinacionet më të rëndësishme dhe më të përzgjedhur nga vizitorët, ku numri i të cilëve, këtë verë sipas institucionit ka tejkaluar disa herë, në krahasim me vitet e mëparshme. “Me një koleksion të mrekullueshëm, arti bizantin shfaqet në harmoni me arkitekturën bashkëkohore dhe e bën muzeun tepër mbresëlënës dhe të pashmangshëm”, thuhet nga MKAM në faqen e tij. Disa ditë më parë, MKAM u shpreh se pas një procesi të gjatë ekzaminimi, specialistët e Laboratorit të Restaurimit dhe Konservimit në këtë muze identifikuan ikonën e Shën Marisë. “Me origjinë nga Kisha e Shën Gjergjit, Shipskë, i atribuohet mjeshtrit ikonograf të shek. XVIII Kostandin Jeromonaku, i cili realizoi pothuajse të gjitha ikonat e lëvizshme të bazilikave kryesore të Voskopojës si dhe shumë të tjerave brenda dhe jashtë vendit”, thuhet nga muzeu në Korçë, që ka ndarë dhe disa foto të ikonës në faqen e tij. Kostandin Jeromonaku dallohet për elegancën e tij të jashtëzakonshme, për kujdesin ndaj detajeve si dhe për arritjen e përkryer të paraqitjes së portreteve duke harmonizuar anën njerëzore me atë hyjnore. MKAM i ndërtuar në vitin 1980 dhe rindërtuar në 2016-ën, ai shtrihet përgjatë bulevardit “Fan Noli”. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në Korçë është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kulti e arti, kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili të krijuara nga mesjeta e hershme deri në fillim të shek. XX prej artistësh anonimë e të mirënjohur, nga treva të ndryshme të vendit. Në sallën kryesore janë vendosur një koleksion ikonash dhe objekte nga më të mirat, krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre. Aty ka vepra të autorëve anonimë të shek. XIII-XIV dhe të tjerë të mirënjohur si: Onufri, Onufër Qiprioti, Mësues Kostandini, Jeromonaku, Shpataraku, Selenicasi, vëllezërit Zografi, etj.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen