MENU
klinika

Ndan pamjet e rënda

Mozzik pëson aksident, shpëton për mrekulli

16.08.2023 - 15:55

Mozzik vijon të tërheq vëmendje me postimet e tij në Instagram dhe ky i fundit ka trembur fansat e reperit.

Artisti ka ndarë me ndjekësit disa foto nga aventura e tij e fundit. Postimet e tij kanë lënë të nënkuptojnë se Mozzik ka qënë duke u ngjitur në mal por fatkeqsisht makina ka pësuar një aksident, duke u kthyer përmbys.

Pavarësisht dëmëve të makinës, fatmirësisht Mozzik ka publikuar një tjetër foto përmes së cilës ka shpjeguar se gjithcka është mirë dhe se askush nuk është lënduar.

“Edhe mali di të jetë i keq, kështu që kini kujdes”, shton Mozzik.

Kujtojmë që Mozzik së fundi ka bërë një rrëfim lidhur me varësinë e tij ndaj drogës që për fatin e tij të mirë prej 6 vitesh është totalisht i pastër, duke mos përdorur asnjë lloj lëndë narkotike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh"

“Gënjen!”, Mozzik i përgjigjet ashpër Loredanës