MENU
klinika

Sa punonjës pritet të punësojë kompania

Nafta në Shpirag, ministrja Balluku zbulon detajet

23.08.2023 - 13:08

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zbuloi më shumë detaje në lidhje punën mbi 10-vjeçare të kompanisë Shell, që u finalizua me gjetjen e një rezerve të madhe nafte dhe gazi në malin e Shpiragut.

Balluku tha se në vijim kur të filloj puna për nxjerrjen e naftës, kompania pritet të punësojë 5 mijë punonjës shqiptarë.

Ministrja shtoi se një pjesë e teknikëve kanë kryer aktualisht trajnimet në akademinë e Shell dhe po punojnë në puset 5 dhe 4 të kompanisë.

Ajo shtoi se Shell po përgatit edhe inxhinierët që pritet të punojnë në invetimin prej 7 miliardë euro që do të bëhet për nxjerrjen e naftës.

“Unë së bashku me drejtuesit e kompanisë do të tregojmë publikisht disa nga projektet që kemi bërë në ditët në vijim.

Vlen të theksohet se në përfundim të eksplorimit dhe në nisjen e prodhimit, kontratat 2 dhe 3 parashikojnë që të kenë një angazhim prej 5 mijë punonjësish. Edhe ditën e djeshme ne kemi takuar shumë punonjës shqiptarë, disa prej tyre ofrojnë shërbime që nuk kërkojnë një ekspertizë në fushën e naftës dhe të gazit. Por kishte dhe shumë të rinj që kanë marë dije në akademinë e Shell për më shumë se 18 muaj dhe tashmë janë duke kontribuar në pusin 5 dhe 4 si teknikë nafte dhe disa prej tyre janë duke u përgatitur për inxhinier. Numri i punonjësve do të arrijë mbi 5 mijë, kjo është e rëndësishme”, tha Balluku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Investimi total deri në 7 miliardë euro"

Nafta në Shpirag, Rama: Premium si e Arabisë Saudite!