William Friedkin, regjisori dhe fituesi i çmimit “Oscar”, i cili magjepsi audiencën me “The Exorcist”, vdiq ditën e djeshme në moshën 87-vjeçare.
“Friedkin vdiq”, tha bashkëshortja e tij, Sherry Lansing për “The Hollywood Reporter”.
Një perfeksionist i njohur pas kamerës, Friedkin mahniti audiencën me “The French Connection” në vitin 1971.
Suksesi i tij më i madh ishte dy vjet më vonë, pasi “The Exorcist” magjepsi dhe surprizoi audiencën në mbarë vendin, duke thyer rekordin e fitimeve në atë kohë.
Publiku e njihte Friedkinin për filmat e tij horror, por “The French Connection” i dha atij çmimin “Oscar” për regjisorin më të mirë.
I apasionuar pas kinemasë, Friedkin vazhdoi të prodhonte dhe të drejtonte filma gjatë dekadave në vijim.
“The Caine Mutiny Court-Martial”, filmi i tij i fundit dramatik është planifikuar të vihet në skenë muajin e ardhshëm, në Festivalin e Filmit në Venecia.