Shqiptarët do të paguajnë më shumë para për tokat e tyre bujqësore. Nga viti 2028, një fermer në zonën e Fierit që ka një hapësirë toke nuk do të paguajë më 5 mijë e 600 lekë për hektarë në vit, por 0.1 deri në 0.3 për qind të vlerës që parcela do të ketë në treg.
“Mënyra se si Qeveria Shqiptare do të taksojë tokën bujqësore bëhet e ndarë kategori në varësi të të ardhurave për frymë dhe llojin e tokës bujqësore. Janë 10 kategori në total”, shprehet Leons Hasani – pedagog në UBT
Ndryshimet e propozuara në skemën e taksimit të tokave bujqësore vijnë në një kohë që shqiptarët përherë e më shumë po heqin dorë nga kultivimi i tyre.
Të dhënat nga INSTAT nga viti në vit, sipërfaqja e mbjellë me grurë, misër, tërshërë, elb apo kultura të tjera bujqësore po rrudhet, ndërsa po zgjerohet hapësira e tokave të djerra.
“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të duhet të hartojë politika mbështetëse në ndihmë të fermerëve shqiptarë”, shprehet Hasani.
Referuar relacionit të projektligjit nga taksat do të përjashtohen tokat bujqësore që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i kultivimit.