MENU
klinika

Rritja në pagën maksimale, sa rritja e pagës minimale

Ndryshon pagesa e sigurimeve

19.08.2023 - 18:02

Kanë në hyrë në fuqi ndryshimet ligjore në ligjin e sigurimeve shoqërore që lehtësojnë ndjeshëm punëdhënësit dhe punëmarrësit, që i paguajnë sigurimet në bazë të pagës maksimale, pasi rritja e pagës minimale do të shoqërohet me një rritje shumë më të ulët sesa deri tani të pagës maksimale.

Kështu sipas ndryshimit të ligjit, paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që rritet paga minimale në shkallë vendi.

Deri tani, paga maksimale rritej me të njëjtën përqindje që rritej ajo minimale. Për shembull, kur paga minimale nga 1 prilli u rrit me 6 mijë lekë, ajo maksimale u rrit me rreth 26.5 mijë lekë, duke rënduar ndjeshëm si punëdhënësit ashtu dhe punëmarrësit.

Ndërsa me ndryshimin e ligjit paga minimale rritet me 5 mijë lekë, po me 5 mijë lekë që do të rritet dhe ajo maksimale.

Pra kur paga minimale nga 40 mijë lekë të bëhet 45 mijë lekë, paga maksimale do të rritet me vetëm 5 mijë lekë, nga 22 mijë lekë që do të shtohej nëse do të vazhdohej me formulën e vjetër.

Deri në fund të marsit, sipas të dhënave nga tatimet kishte 23,862 të punësuar, që paguanin sigurime për pagën maksimale prej 149,954 lekësh që tani përfitojnë nga ky ndryshim ligjor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qeveritarët, rekord në raport me të ardhurat për frymë

“Shformimi i pagave”- Punonjësit shqiptarë më të ulëtën në rajon