Harry Kane, kapiteni i Anglisë dhe Tottenham, do jetë sulmuesi i ri i Bayern Munchen. Klubi gjerman pas disa muajsh tratativa ka bindur londinezët të lënë sulmuesin të largohet drejt kampionëve të Bundesligës, pasi do të paguajnë 100 milionë euro kesh dhe 20 të tjera në formë bonusesh.
Megjithatë fluturimi drejt Gjermanisë sot në mëngjes është shtyrë për disa detaje të vogla, por marrëveshja mes klubeve nuk rrezikohet. Mediat në Angli dhe Gjermani thonë se 30-vjeçari do jetë sonte në mbremje në Mynih. Vetë Kane ka firmosur një kontratë katër vjeçare nga e cila do të përfitojë 25 milionë euro në sezon. Bayern që pas ikjes së Leëandoëskit ka vuajtur për qëndërsulmues, ndërsa me ardhjen e Harry Kane, i cili ishte idhul në Londër për tifozët e Tottenham, gjermanët pretendojnë të jetë konkurues në çdo kompeticion.