MENU
klinika

Nga pagesat te kthimet e produkteve

Biznesi online drejt formalizimit, projektplani gati në shtator

11.08.2023 - 11:23

Strukturim për bizneset formale që operojnë online, por dhe mënyra për zvogëlimin e informalitetit do të publikohen në shtator nga Shoqata E-commerce në bashkëpunim me MFE dhe Tatimet.

Një projektplan është ngritur për të stabilizuar tregun online të shitjeve në Shqipëri, i  cili i kalon në ditë 25 mijë shitje.

“Duhet të ketë një NIPT, të blejë me faturë dhe të shes me faturë. Nëse do të jetë një website online duhet të përfshijë NIPT-in adresën, një kontakt të drejtën e kthimit brenda 14 ditëve. Besimi i klientëve është element dhe ne po përpiqemi të krijojmë një markë dhe element të tjerë si pagesat online ku nuk do të ketë informalitet. Janë forma indirekte që rrisin besimin.”

VALTER PINDERI, PRESIDENT I SHOQATËS SHQIPTARE TË E-COMMERCE

Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit për bizneset, rreth 20% e ndërmarrjeve shqiptare shprehen se janë angazhuar çdo ditë në blerjen dhe shitjen e mallrave online, duke ia kaluar vendeve të rajonit.

Sipas presidentit të Shoqatës Shqiptare të e-Commerce, Valter Pinderi informaliteti mbizotëron tregun.

“Është një strukturë e paorganizuar që të gjithë përpiqen të bëjnë diçka. Dhe si e tillë të gjitha bizneset duan të hyjnë online. Kjo tregon numrin e madh të bizneseve që krahasuar me rajonin janë të fokusuar online. Nga të dhënat janë rreht 25 mijë pako në ditë nga 4000 etnitete të ndryshme. Nga 4000 entitete shumica janë informale dhe bizneset që kanë një NIPT e strukturë pune përpiqen të jenë informal online. Platforma të regjistruara janë 100-200 nga të dhënat nga MFE dhe Tatimet. Janë pak, por e rëndësishme është që këto platforma të jenë serioze.”

VALTER PINDERI, PRESIDENT I SHOQATËS SHQIPTARE TË E-COMMERCE

Sipas Pinderit heqja e informalitetit jo me luftë, por me ndërgjegjësim të audiencës është zgjidhja që parashtrohet në këtë projektplan i cili pritet të publikohet në shtator.

Biznesi online sipas shoqatave e-commerce pritet të rritet deri në 30%, në harkun kohor 3-5 vitet e ardhshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmi kibernetik ndaj portaleve qeveritar

“e-Albania” i rikthehet normalitetit

MFE rithekson rëndësinë e nismës për bizneset

“Fiskalizimi do ndihmojë formalizimin e ekonomisë”